Çfarë është e drejta e pronësisë intelektuale

Të drejtat e autorit që në bazë të pronës intelektuale u takojnë autorëve përkitazi me veprat e tyre në lëmin e letërsisë, shkencës dhe artit (në vijim: e drejta e autorit);

Të drejtat që, në bazë të pronës intelektuale, janë të afërta me të drejtën e autorit (në vijim: të drejtat e afërta ) dhe u takojnë:

  • interpretuesve përkitazi me interpretimet e tyre;
  • prodhuesve të fonogrameve përkitazi me fonogramet e tyre;
  • producentëve të filmit përkitazi me videogramet e tyre;
  • organizatave të radios e të televizionit (Transmetuesve) përkitazi me emisionet e tyre;
  • prodhuesve të bazave të të dhënave përkitazi me bazat e tyre të të dhënave
    botuesve përkitazi me botimete tyre; Continue reading Çfarë është e drejta e pronësisë intelektuale

Çfarë janë kontratat e dyanshme detyruese

Te kontrata me shpërblim secili kontraktues përgjigjet për të metat materiale të mos përmbushjes së vet.

Në kontratat e dyanshme asnjëra palë nuk e ka për detyrë ta përmbushë detyrimin e vet në qoftë se pala tjetër nuk e përmbush, ose nuk është e gatshme që njëkohësisht ta përmbushë detyrimin e saj, me përjashtim kur është kontraktuar diçka tjetër ose është caktuar me ligj apo kur rrjedh diçka tjetër nga vetë natyra e punës.
Në qoftë se është kontraktuar që së pari njëra palë ta përmbushë detyrimin e saj, e më vonë, pas lidhjes së kontratës, rrethanat materiale të palës tjetër keqësohen deri në atë masë saqë është e pasigurt nëse ajo do të mund ta përmbushë detyrimin e saj, ose nëse kjo pasiguri del nga shkaqet tjera serioze, atëherë pala që është detyruar ta përmbushë e para detyrimin e saj, mund ta shtyjë përmbushjen e tij gjersa pala tjetër mos ta përmbushë detyrimin e vet, apo derisa të mos të japë sigurim të mjaftueshëm se do ta përmbushë atë.
Kjo vlen edhe kur rrethanat materiale të palës tjetër kanë qenë në të njëjtën masë të vështira, qysh para lidhjes së kontratës, në qoftë se bashkë kontraktuesi i saj për këtë nuk ishte në dijeni e as që duhej të ishte në dijeni.
Në raste të tilla, pala që është detyruar që e para ta përmbushë detyrimin e vet mund të kërkojë që t`i jepet sigurimi brenda një afati të përshtatshëm, e pasi të kalojë ky afat pa rezultat, mund ta zgjidhë kontratën. Continue reading Çfarë janë kontratat e dyanshme detyruese

Çfarë është kompenzimi i shpronësimit të pronës së paluajtshme

Shpronësim nënkupton çdo vepër të një Organi Shpronësues që përfshin marrjen e një të drejte ose interesi të ligjshëm që është në zotërim ose pronësi të një Personi në një pronë të paluajtshme, ose krijimin e detyrueshëm të një servituti ose një të drejte tjetër të shfrytëzimit në pronën e paluajtshme. Continue reading Çfarë është kompenzimi i shpronësimit të pronës së paluajtshme

Çfarë është kompenzimi i dëmeve nga aksidentet

Kompenzimi i dëmit nga aksidenti i shkaktuar në komunikacion nënkupton:
Kush i shkaton tjetrit dëm ka për detyrë ta kompenzojë. Fajesia ekziston kur demtuesi e ka shkaktuar demin me dashje ose nga pakujdesia. Në rast aksidenti të shkaktuar nga mjeti motorik në lëvizje që është shkaktuar vetëm për faj të një zotëruesi zbatohen rregullat për përgjegjësinë në bazë të fajit. Në qoftë se ekziston faji i dyanshëm, secili zotëruesi i mjetit motorik përgjigjet për dëmin e tërësishëm që e kanë pësuar ata përpjesëtimisht me shkallën e fajit të tyre. I dëmtuari ka të drejtë si për shpërblimin e dëmit të rëndomtë, ashtu edhe për shpërblimin e fitimit të humbur.
Continue reading Çfarë është kompenzimi i dëmeve nga aksidentet

Mirë se vini!

Përshëndetje vizitor i nderuar! Të falënderoj shumë për kohën që gjete të vizitosh faqen time personale. Ndihem i nderuar nga ky moment që ti po ndanë të lexosh këto pak rreshta të shkruara nga unë, Xhevdeti, me shumë pasion dhe përkushtim.

Teknologjia sot është një ndër shtytësit e zhvillimit të çdo gjëje, duke filluar nga individi, familja e deri tek shoqëria, kombi dhe njerëzimi në tërësi. Prandaj edhe unë vendosa që të përdor teknologjinë për një komunikim më të lehtë, me të shpejtë edhe krejtë të drejtpërdrejtë me botën.

Hapja e kësaj dritareje komunikimi për mua paraqet një hap të rëndësishëm në paraqitjen e mendimeve, ideve dhe pikëpamjeve të mia, të caktuara, për familjen, shoqërinë dhe profesionin në veçanti.

Prandaj, këtu unë do të postoj shkrime të ndryshme por me theks të veçantë ato profesionale.

Parapëlqej ta mendoj këtë gjë, si një udhëtim të bukur në drejtim të lënies së gjurmëve, dhe trashëgimie, sado modeste që mund të jetë ajo.

Lexim të këndshëm!

Me respekt,
Xhevdet Krasniqi.